LajmeShqiperia

Gruan e tradhtova, nuk e vrava

Ilia Basho, njeriu që akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes Eleni Basho, mbrëmjen e 2 shkurtit 2012, në zonën e Shkozës, iu është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të hetuesve dhe prokurorit të çështjes.

Burime të Gazetës Shqiptare thanë se Ilia Basho këmbënguli se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e së shoqes, duke hedhur poshtë çdo dyshim të prokurorisë.

Ai ka pranuar se i vetmi faj i tij është ai moral, tradhtia që i ka bërë të shoqes, Elenit.

Babai i dy fëmijëve ka pranuar lidhjen jashtëmartesore që ka pasur me Yllka Shehajn, por kurrsesi, sipas tij, “lidhja nuk përbën shkak për ta akuzuar për krimin e rëndë të vrasjes së bashkëshortes”..

I pyetur për mesazhet e shkëmbyera me Yllka Shehajn, ai ka rrëfyer se nuk “flasin” asgjë më shumë sesa një marrëdhënie dashurore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button