Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka tendenca për të zhvesh nga kompetencat ministrat e Qeverisë së tij dhe për gjithçka të vendosë vetë. Kohëve të fundit Qeveria e Maqedonisë ka formuar gjashtë komitete dhe një Këshill me të cilat udhëheq vetë kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ministrat e dikastereve përkatës i ka lënë anëtarë të atyre komiteteve. Përveç Këshillit ekonomik me të cilin udhëheq vetë kryeministri Nikolla Gruevski, në Qeveri është bërë konstituimi i këtyre komiteteve: Komiteti për administratë publike, Komiteti për lëndë të parë minerale, Komiteti për ekspazion ndërtimor, Komiteti për turizëm, Komiteti për sipërmarrje dhe inovacione dhe Komiteti për investime të huaja. Udhëheqës i të gjithë këtyre komiteteve është kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ministrat e ekonomisë, transportit dhe lidhjes, ekologjisë, kulturës, etj. janë anëtarë të këtyre komiteteve. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha thotë për “Lajm” se komitetet kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e standardit si dhe realizimin e projekteve. Analistët vlerësojnë se kjo është mënyrë koorporative e menaxhimit dhe bëhet ose nga mosbesimi që mund të ketë kryeministri ndaj disa ministrave, ose për të centralizuar procesin e vendimmarrjes. “Kjo është mënyrë koorporative e menaxhimit. Korporatat menaxhohen në këtë mënyrë, ose sipas thënies ‘hoxha thotë vetë shkruaj, vetë vulos, askush nuk më thot mos’. Me vendosjen e vetvetes në të gjitha këto komitete, kryeministri, procesin e vendimmarrjes e centralizon te vetvetja”, thotë për “Lajm” analisti Albert Musliu. Ai sqaron se Qeveria në Maqedoni është organ kolektiv, ku kryeministri është kryetar i Qeverisë dhe çdo ministër është përgjegjës për dikasterin e vet, i krijon politikat dhe i ekzekuton. “Me ligj nuk i ka marrë kompetencat e ministrave, por e ulë relevancën e dikasterit përgjegjës. Komitetet janë të mira, por nuk ka nevojë që të udhëhiqen nga kryeministri. Duke u vënë në krye të këtyre komiteteve ai ose dëshiron të centralizojë procesin e vendimmarrjes ose ka dyshime tek ndonjë ministër dhe mosbesimin kërkon ta mbulojë nëpërmjet komiteteve”, thotë Musliu, duke shtuar se krijimi i Komiteteve nuk është koncept i keq, por siç thotë ai, ato nuk duhet të udhëhiqen nga kryeministri, pasi ai ka mjaft punë të tjera për të bërë.
Read Next
Kosova
December 1, 2023
Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë
Kosova
March 21, 2023
Zhduket një vajzë dhe një djalë në Pejë e Vushtrri
June 2, 2024
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
December 1, 2023
Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë
December 1, 2023
Faktorët që çojnë në vrasje: Nga gjendja socio-ekonomike deri tek armët pa leje
June 13, 2023
Mësimdhënësi e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan – ndalohet për 48 orë për veprën penale “Sulm seksual”
June 13, 2023
Për herë të parë një presidente e Kosovës i adresohet Parlamentit Evropian të mërkurën
June 13, 2023
Pamje që tregojnë brutalitetin e ushtrisë së Putinit – ata qëllojnë edhe trupat e tyre, nëse tërhiqen nga lufta në Ukrainë
June 13, 2023
Tre hapat që duhet t’i ndjekni nëse dëshironi të hapni një biznes të ri
May 15, 2023
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia arreston katër persona dhe konfiskon një kallashnikov
March 21, 2023
Zhduket një vajzë dhe një djalë në Pejë e Vushtrri
March 3, 2023
Arrestohen 7 hajdutë nga Shtipi, kishin kryer 11 vjedhje
Related Articles
Ja vlen te lexoni
Close