BotaLajme

Grumbullohen luftanijet, dërgohen aeroplanët luftarakë (Foto/Video)

f.0829213322456_mÇdo gjë është e tensionuar në Siri dhe në rajon, ndërkohë që pritet ndërhyrja ushtarake e fuqive perëndimore.

Turqia, Libani, Izraeli, Jordania dhe Iraku janë duke vëzhguar nga afër atë që po ndodh në Mesdheun lindor.

SHBA-të dhe Britania e Madhe pretendojnë se prapa sulmeve me armë kimike qëndron regjimi i Bashar al-Assadit, por nuk ofrojnë dëshmi konkrete. Raporti i inteligjencës britanike thotë se “është shumë e mundur” që sulmi është kryer nga pushteti i Assad , por se nuk janë 100 për qind të sigurt. Para ndërhyrjes ushtarake ,opozita britanike kërkon dëshmi të reja.

”Dëshmitë duhet t’i paraprijnë vendimit, e jo vendimi dëshmive. Duhet të ketë dëshmi të forta se regjimi sirian është përgjegjës për sulmet kimike”, ka thënë kreu i Partisë Laburiste, Ed Miliband.

Caqet e sulmeve të mundshme kundër Sirisë

caqetsiri2

Me çdo çmim perëndimorët duan ta shmangin skenarin e nisjes së luftës si kundër Irakut, me pretendimet për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë të cilat nuk u gjete kurrë. Kryeministri britanik hedh poshtë çdo ngjashmëri me Irakun. Ai thotë se qëllimi nuk do të jetë përmbysja e regjimit të Assadit.

“Fjala është për përdorimin e armëve kimike dhe përgjigjen tonë ndaj këtij krimi të luftës, e jo diçka tjetër”, ka thënë kryeministri britanik, David Cameron .

Mesazhin e njëjtë e dha edhe njeriu i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mund të aplikojmë konceptin e kufizuar dhe me të përshtatur, pa u futur në konflikt afatgjatë, pa përsëritur Irakun që shqetëson shumë njerëz”, ka thënë presidenti amerikan, Barak Obama.

Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për durim, meqë nuk ka përfunduar as hetimi i inspektorëve të OKB-së të cilët janë ende në Siri.

Pozicionet e forcave aleate perëndimore

“Hetimi do të vazhdojë deri nesër. Të shtunën në mëngjes, inspektorët do të largohen nga Siria dhe menjëherë do të raportojnë mbi gjetjet”,’ tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon .

Luftanijet amerikane dhe britanike, si dhe aeroplanët e luftës, janë përgjatë bregdetit sirian. Britanikët në Qipro kanë dërguar një numër të madh aeroplanësh luftarakë, ndërsa ardhjen e anijeve të luftës në Mesdheun lindor e paralajmëroi edhe Rusia. Vendet në rajon me ankth presin zhvillimin e situatës.

“Veprimi ushtarak në Siri nuk do të sjellë paqe, stabilitet dhe siguri në rajon, sidomos jo në Liban. Aksioni do të ketë pasoja negative”, tha ministri i Jashtëm libanez, Adnan Mansour.

Askush nuk e di se si do të reagojë Assadi ndaj sulmit. Ai kërcënon se do të mbrohet me të gjitha mjetet. Konflikt i drejtpërdrejtë me SHBA-të nuk është shumë i mundshëm. Me ndihmën e Iranit, dhe militantët e Hezbollah në Liban, Siria mund të përgjigjet me sulme terroriste mbi aleatët e SHBA-ve në rajon, si Izraeli. Por, mendohet po ashtu se mund të përsëris sulmin me armë kimike në territorin e saj. Sidoqoftë, e keqja e parashikimeve është se çmimin më të lartë do ta paguajnë përsëri civilët.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button