Duhet të jetë një lojë futbolli që shijohet me emocione të mëdha, por duket se tifozëria ka kapërcyer dhe ka tejkaluar në dhunë. Kjo është një video që qarkullon së fundmi në dhunën mes tifozëve rusë dhe anglezë. Duke përplasur me njëri-tjetrin, tifozat anglezë tërhiqen dhe në dorë të rusëve mbetet një anglez. Cfarë pëson ai, mund ta shihni në video.
Ngjarjet e turpshme në Marsejë, para, gjatë dhe pas ndeshjes mes Anglisë dhe Rusisë, ka detyruar UEFA-n që të mendojë masat më ekstreme të mundshme në rast të përsëritjes së huliganizmave. Ndërsa ka nisur një hetim zyrtar kundër Rusisë për sjelljen e tifozëve të saj në stadium, UEFA ka bërë të qartë se po sheh me vëmendje edhe atë që po ndodh larg stadiumeve, duke kërcënuar kombëtaret që kanë tifozë problematikë me përjashtim.