VIP
Gwen Stefani: Jam mendjemadhe!
VIP-at shpenzojnë orë të tëra për tu dukur sa më mirë në publik, por është e rrallë të gjesh një person të famshëm që të mburret me pamjen e vetë.
Ndryshe nga të tjerët, Gwen Stefani e shpreh hapur dhe e pranon se është krenare për paraqitjen e saj.
“Jam shumë mendjemadhe. Më pëlqen vetja”, u shpreh këngëtarja për revistën ‘Elle’.
Stefani foli edhe për spekullimet se ajo është frymëzimi i këngëtareve si Rihanna dhe Lady Gaga: “Nuk besoj se është e vërtetë. Nuk e shoh veten tek ato vajza. Unë zakonisht vesh pantallona kur dal në publik. Këngëtaret e sotme kanë qëllim në vetvete të bëhen seks-simbol.”