BotaLajme

Hackerja e bukur Ruse mund të dënohet 40 vjet burg

Kur e shikoni bukuroshen sykaltër, rusen Kristina Scechinskaya (21 vjeçe), e njohur si “hackerka më seksi në botë”, as nuk do të mendonit se ajo mund të bënte vepra aq serioze siç është mashtrimi i bankave amerikane dhe britanike. Por Kristina është akuzuar se ka qenë pjesë e bandës qëllimi i së cilës ka qenë vjedhja e 220 milionë dollarëve, shkruan “Daily Mail”.

Në gjykatë u paraqit me çizme lëkure dhe pantallona të ngushtë lëkure, me lot në sy. Ajo është akuzuar se për mashtrimin e bankave kishte shfrytëzuar pasaportë të falsifikuar. Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet deri në 40 vjet burg.

Gjithsej 37 njerëz janë akuzuar në New York se nga një bazë në Evropën lindore kanë përdorur një virus kompjuterik për të vjedhur llogaritë “online: të ndërmarrjeve të vogla dhe personale. Svechinskaya është njëra prej katër studenteve në Universitetin e New Yorkut, të cilët shërbyen për hapjen e qindra llogarive bankare për transaksione.

Prokurorët thonë se Kristina ka hapur të paktën pesë llogari bankare, në të cilat janë derdhur 35.000 dollarë të vjedhura. Policia britanike po ashtu është duke hetuar mashtrimin ndërsa muajin e kaluar në Essex arrestoi 11 persona me prejardhje nga Evropa Lindore. Banda nga Evropa lindore ka vjedhur 2.27 milionë dollarë çdo muaj duke përdorur “Kalin Trojan” nga softueri i cili në internet mund të blihet për 340 euro.

Sipas FBI-së, kriminelët arritën të vjedhin 70 milionë dollarë nga shuma e përgjithshme që kishin planifikuar të plaçkitnin./shqiplajme.com/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button