Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, hapi fushatën parazgjedhore në orën 00:01 të së mërkurës me besimin se do ta marrin votën e qytetarëve për ta qeverisur Kosovën për katër vjetët e ardhme.
Në fillim të kësaj fushate, AAK-ja ka dominuar kryetarin e saj Ramush Haradinaj për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ndërkohë janë prezantuar 110 kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Blerim Shala, nënkryetar i parë i AAK-së, tha se votuesit kosovar do t’i ndëshkojnë ata që sipas tij, për tri vjet qeverisje i sollën vetëm dëm Kosovës. Ai u ka dhënë fjalën qytetarëve që pas dy vjetësh ata do të mund të udhëtoni pa viza në Evropë, ndërkohë ka premtuar edhe zhdukje të korrupsionit nga qeveria.
Në emër të partisë, Shala dominoi për kryeministër Ramush Haradinaj.
Ukë Rugova, i dyti në listën e AAK-së, tha se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë.
A përmendi bashkëpunimin që presidenti i ndjerë ka pas me kryeministri Ramush Haradinaj dhe sipas tij bashkëpunimi mes AAK-së dhe LDK-së, po vazhdon me një ofrim të tij dhe partisë së Haradinaj.
Të pranishëm në hapje të fushatës, pos anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë të AAK-së, në cilësinë e mysafirëve të ftuar morën pjesë edhe Princi Leka II dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi.