Kënga e reperit prishtinas, Arzon “Home Party” është pritur tepër mirë nga fansat e tij
E lansuar para dy dite, kënga e Arzon “Home Party” e prodhuar nga VN Records në Prishtinë, është duke u pritur mirë nga fansat e saj.
Kënga e cila është lansuar të enjten për 24 orë ka arritur në kohë reale të këtë më shumë se 100 000 klikime kurse momentalisht në youtube ajo figuron të këtë më shumë se 63 mijë klikime.
E punuar nga Valon Demaku dhe Lorik M dhe me një video eksplicite me rreth 30 bukuroshe e punuar nga Sekuenca kënga është pritur mirë nga fansat pavarësisht se Arzon është reper i ri në skenë.
Ndryshe, talentin e reperit e ka spikatur menaxherja dhe afaristja e njohur shqiptaro-gjermane, Vjollca Nivokazi.