VIP

Heidi Klum dhe Seal nuk ndahen

Këngëtari Seal ka këmbëngulur se ai dhe bashkëshortja e tij nuk janë duke u ndarë, përkundër faktit se çifti bëri të ditur divorcin fundjavën e kaluar.

Këngëtari dhe supermodelja bënë të ditur se janë ndarë, por Seal po refuzon të pranojë se martesës së tyre shtatëvjeçare i ka ardhur fundi, pasi ai beson se mospajtimi i tyre ishte momental.

I pyetur nëse ka gjasa për t’u ribashkuar, në Hollywood Live, Seal tha: “Nuk ka asgjë për t’u ribashkuar. Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk po ndahemi. Ne nuk jemi të ndarë as ligjërisht. Ne jetojmë larg njëri-tjetrit për momentin. A ka gjasa që ne të jetojmë përsëri bashkë? Nuk e di vërtet, nuk kam përgjigje për këtë”, theksoi Seal.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button