www.Zemra.Org

Hemoroidet mund të shërohen me këto bimë dhe ushqime

hemoroidetHemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe edem (enjtje). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshme. Shkak i kësaj sëmundje në shumicën e rasteve është kapsllëku, por mund të jetë edhe e trashëguar.

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura. Hemorroidet mund të jene shkak i shtërzimeve për të defektuar.

Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike. Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit.

Këshillojmë që i sëmuri me hemorroide, të hajë bukë të zezë në vend të bukës së bardhë, të pijë lëngje dhe te bëjë ushtrime fizike sa të ketë mundësi.

Kurse si ilaç bimor mund të përdoret bima Fenugreek, duke marrë 3 lugë të mëdha nga bima dhe e vlon me 1 litër ujë, pastaj e filtron dhe e shton në një legen me ujë të ngrohtë, ku duhet të qëndrosh për 10 minuta, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ose mund të fërgosh (te skuqësh, te tiganisësh) këllëfin e patëllxhanit (mbështjellesin e jeshil), pastaj ta thash dhe ta bluash, pastaj të lyesh me të fundin e zorrës së trashe ku ke dhimbjet. Po keshtu mund te përdorësh edhe mishin e patellxhanit të freskët duke fërkuar me të fundin e zorrës së trashë.

Exit mobile version