Edhe pse Topçinjtë luajtën më mirë në gjysmën e parë, ata nuk arritën të krijojnë shumë raste konkrete, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
U desh të inkuadrohej në lojë legjenda franceze, Thierry Henry, i cili është rikthyer te klubi që e bëri të madh, në mënyrë që Arsenali ta fitojë ndeshjen.
Pas një pasimi të Song, Henry në stilin e tij e plasoi topin në rrjet (78’) dhe ia siguroi arsenalit vazhdimin e garës.