Sport

Hetemaj i bashkohet Kuqit te Finlanda

Pas disa lojërave të mira në Serie A me uniformën e Brescias, Përpaim Hetemaj është rikthyer në kombëtares e Finlandës në futboll, duke iu bashkuar edhe sulmuesit tjetër vushtrrias, Shefki Kuqi. Të dy janë ftuar për ndeshjen kualifikuese të Euro 2012 që luhet më 12 tetor kundër Hungarisë në Helsinki. Hetemaj ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani për Finlandës, kurse Kuqi ka 60 paraqitje dhe 7 gola.

Mesfushori i Brescias ka folur për mediat finlandeze në lidhur me kthimin e tij në kombëtare.

“Do të mundohem të dëshmohem edhe në kombëtare. Nëse arrij të luaj do të jetë shtesë. Sigurisht se më pëlqen përgjegjësia, por qëllimi kryesor është fitorja e ekipit. Hungaria ka disa lojtarë interesant që luajnë edhe në Itali te Sampdoria dhe Gjenoa”, tha Hetemaj.

Trajner i Finlandës, Stuart Baxter ka arsyetuar ftesën për mesfushorin 24 vjeçar. “Hetemaj kishte probleme më herët me klubin. Tani e kemi përcjellur, jam i kënaqur të them se ai është zhvilluar dhe adaptuar shumë mirë në një ambient mjaft sfidues Sipas raporteve të mia ai mund të jetë i rëndësishëm dhe është ftuar në kombëtare. Është një procedurë normale dhe më duhej për aspektin defanziv”, tha Baxter.

Hetemaj më 2007 në një ndeshje të kombëtares B të Finlandës dhe asaj të Skiocisë kishte pësuar një lëndim të rëndë thyerje të këmbës, gjë që i kishte prishur edhe rrjedhën e karrierës së tij që ishte në ngritje, kur luante me AEK Athina në nivelin e klubeve. Prej vitit 2005 deri më 2009, mesfushori ka luajtur 15 ndeshje për U-21 të Finlandës, duke shënuar dy gola, ndërsa në shkurt të vitit 2009 ka debutuar në miqësoren ndaj Japonisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button