LajmeMaqedonia

Hiqet dënimi i përjetshëm për policin maqedonas që vrau dy shqiptarë, Jankullovska qeshet (AUDIO)

Shkup, 27 korrik – Gjykata Supreme e Maqedonisë ka hequr dënimin e përjetshëm për policin maqedonas, Joakim Trifunovskin që vrau dy shqiptarë nga Gostivari . Trifunovski u dënua për një vrasje të dyfishtë në vitin 20012 për një vendparkim.

jakim

Pas animimit të bërë të dënimit, Gjykata Supreme e Maqedonisë ka hequr dënimin e përjetshëm dhe i ka shqiptuar 20 vite burg policit maqedonas Trifunovski mëson Zemra.org nga burime të sigurta.

Një vit më parë, pikërisht më 28 shkurt të vitit 2012, polici Jakim Trifunovski ekzekutoi me armën zyrtare dy të rinj shqiptarë në qytetin e Gostivarit, Besnik Shehapin dhe Imran Mehmedin, pas nëj zënke për vendparkim.

Ndryshe vrasja e dy shqiptarëve të Gostivarit u dëgjua edhe në aferën e përgjimeve ku në audio-incizimet e publikuara dëgjohet telefonata mes ish ministres së policisë, Gordana Jankullovska dhe ish zëdhënësit të policisë, Ivo Kotevski të cilët u japin këshilla televizioneve maqedonase që të pregadisin storje në mbrojtje të policit maqedonas se kinse vajza e policit ka trauma të mëdha dhe nuk mund të shkon në shkollë. Jankullovska dhe Kotevski në një rast janë duke qeshur dhe thonë se fatin e këtyre shqiptarëve duhet të kenë edhe shqiptarët tjerë të Maqedonisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close