LajmeMaqedoniaPolitika

Histeria me dosjet do të përfundon së shpejti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët të jenë më të përmbajtur dhe gjakftohtë, ndërsa  institucionet e sistemit le të zbulojnë të vërtetën në lidhje me pamfletat e pavlefshme që po shpërndahen në publik. Ahmeti komentet i ka bërë në njëintervistë dhënë për “Radio Evropa e lirë”. Kreu ‘integrist pret që gjithë kjo histori dhe histeri do të merr fund.

“Ne jemi të kujdesshëm dhe përgjegjës për këtë situatë.Së pari, nuk duam që të kontribojmë në konfrontimin mes njerëzve. Bëjmë thirrje te të gjithë qytetarët që të jenë  të përmbajtur dhe gjakftohtë, ndërsa  institucionet e sistemit le të zbulojnë të vërtetën”, ka thënë Ahmeti.

“Tani më lejoni të përgjigjem në rrugë alegorik. Rezulton se shqiptarët paskemi qenë populli më i lumtur në rajon, sepse UDB-ja paska krijuar UÇK –në, ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe barazinë e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Ahmeti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button