Thuhet se djali i liderit të pasur të Libisë, ra në dashuri me ish starin dhe kaloi nga vila presidenciale ku kishte ardhur për pushime, në një vile luksoze në ishullin e njohur Mikonos në Greqi. Ai paguante 7500 € për një natë dhe kishte marrë me qira jaht për të cilin paguante mbi 20.000 € në ditë. Për t’u argërtuar me Ninën ai harxhonte mbi 10 000 € në ditë duke shpenzuar në lokalet dhe dyqanet më luksoze të ishullit. Mësohet se pas këtyre pushimeve tejet luksoze, Nina u zhduk nga Greqia. Pas investigimit, doli se ish stari kishte emigruar jashtë vendit përgjithmonë, ku kujton ditët e paharrueshme që kaloi në Mikonos nën shoqërinë e të riut Gadaf.