Komisioni i Lustrimit në gjitha kontrollet e dosjeve të bashkëpunëtorëve dhe urdhërdhënësve të UDB-së, po gjen emra të hoxhallarëve dhe popëve që udhëheqin me komunitetet fetare në Maqedoni.
Ish strukturat e UDB-së që janë të infiltruara në të gjitha institucionet shtetërore, po bëjnë presion të madh ndaj Komisionit të Lustrimit që të mos lejojë zbardhjen e emrave të hoxhallarëve dhe priftërinjve.
Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase llogariten si institucionet me më shumë bashkëpunëtorë të UDB-së nga të gjitha institucionet tjera në Maqedoni, shkruan Ilirida.
Inspektorë dhe drejtorë të sektorëve të ndryshme të shërbimit sekret UDB, DSK, të cilët tani gjenden në pension, kishin dhe vazhdojnë të kenë përfitime të majme financiare nga Bashkësia Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase. Disa nga inspektorët e pensionuar të UDB-së kanë marrë në pronësi nga Bashkësia fetare islame shume prona të vakëfit në mbarë vendin.
Në disa nga dosjet e inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e hoxhallarëve dhe priftërinjve aktualë në Maqedoni, transmeton albanews.tv.
Në dosjen e ish drejtorit të UDB-së, Slobodan Bogoevskit, është gjetur emri i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, si bashkëpunëtor i UDB-së. Në dosjen e inspektorit të UDB-së për Gostivar, Temelko Boshkovski, është gjetur emri i myftiut aktual të Gostivarit, Shaqir Fetahu, transmeton Tetova1.
Institucionet fetare të cilët duhet të ishin institucionet e para të cilët duhet të kërkonin vullnetarisht nga Komisioni i Lustrimit të verifikojë të gjithë të punësuarit e tyre, po heshtin dhe bëjnë intervenime nga më të ndryshmet për ta ndaluar lustrimin në institucionet fetare.