VIP
Hudgens, një tinejxhere shtatzënë
Vanessa Hudgens do të luajë rolin e një tinejxhereje shtatzënë të pastrehë, në një film të ri të zhanrit dramë.
Njoftohet se ylli i “High School Musical” ka nënshkruar një kontratë që të jetë pjesë e filmit “Gimme Shelter”, ku do të luajë krahas Brendan Fraser.
Në filmin e ri, 22-vjeçarja do ta luajë vajzën e Fraser, e cila braktis nënën e saj për ta kërkuar babanë biologjik.
Sipas Hollywood Reporter, xhirimet e filmit do të fillojnë në fund të këtij muaji në Connecticut.