Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Huliganët maqedonas sulmojnë familjen shqiptare në Shkup
Një familje shqiptare në Radishan të Shkupit mbrëmë u sulmua nga huliganët maqedonas.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, kur pjesëtarët e familjes shqiptare u sulmuan nga huliganë maqedonas, të cilët me veturë më pas kanë ndërhyrë në shtëpinë shqiptare, duke sulmuar anëtarët e kësaj familje. Në këtë incident janë lënduar katër anëtarë të familjes, dy prej të cilëve kanë përfunduar në spital.
Në këtë incident janë lënduar 74 vjeçarja SH.Z, Xh.Z 20 vjeç, B.Z 23 vjeç dhe F.Z 43 vjeç. Policia ka arrestuar huliganët maqedonas dhe theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.
– See more at: http://shqipmedia.com/portal/huliganet-maqedonas-sulmojne-familjen-shqiptare-ne-shkup/#sthash.e2ISjgTg.dpuf