Kronika e ZezeLajme

Humb jetën 19 vjeçari nga Maqedonia

vozisteNjë djalosh 19 vjeçar nga Maqedonia – Gostivari, me qëndrim në Zvicër, ka humbur jetën para një jave derisa po e ngiste veturën e tij me shpejtësi të madhe 200 km/h në tunelin Schweizerhalle në Muttenz të Baselandit.

Me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona, raporton Albinfo.

I ndjeri, i lindur në Maqedoni, ka jetuar me prindërit në Riehen të Baselit. Veturën, një bolid Nissan 540 kuajfuqi, e kishte marrë dhuratë nga babai pak muaj më parë.

Duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar dukshëm në tunel, siç e tregojnë edhe xhirimet e videokamerave të instaluara, ai humbi kontrollin mbi veturën e tij, bëhet e ditur në një kumtesë të policisë së kantonit. Së pari goditi një veturë VW Touran dhe pastaj një Mercedes. Për pasojë, një zvicerane 34 vjeçare dhe një zviceran 31 vjeç pësuan lëndime të rënda.

I riu është transportuar për në spital me autoambulancë. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e pësuara. Prindërit e tij janë në pikëllim të thellë. Ai ishte djali i tyre i vetëm.

Megjithë dhimbjen e madhe, ata janë kujtuar të kërkojnë falje nga personat e lënduar me këtë rast.

fi1les.php
AksientNissan
files.php

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button