Me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona, raporton Albinfo.
I ndjeri, i lindur në Maqedoni, ka jetuar me prindërit në Riehen të Baselit. Veturën, një bolid Nissan 540 kuajfuqi, e kishte marrë dhuratë nga babai pak muaj më parë.
Duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar dukshëm në tunel, siç e tregojnë edhe xhirimet e videokamerave të instaluara, ai humbi kontrollin mbi veturën e tij, bëhet e ditur në një kumtesë të policisë së kantonit. Së pari goditi një veturë VW Touran dhe pastaj një Mercedes. Për pasojë, një zvicerane 34 vjeçare dhe një zviceran 31 vjeç pësuan lëndime të rënda.
I riu është transportuar për në spital me autoambulancë. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e pësuara. Prindërit e tij janë në pikëllim të thellë. Ai ishte djali i tyre i vetëm.
Megjithë dhimbjen e madhe, ata janë kujtuar të kërkojnë falje nga personat e lënduar me këtë rast.