LifeStyleShendetesi

Humbja e peshës pas lindjes

9847_5457Javën e kaluar Dukesha Kate Middelton e tregoi barkun e saj të rrafshët derisa po luante bejsboll në një shkollë, ndërsa Kim Kardashian vazhdon të befasojë më paraqitjen e saj, pasi që lindi vetëm 4 muaj më parë, duke u dukur tërësisht njëjtë si para lindjes.

Por, normalisht, për t’u dukur sa më e dobët, në fushën e showbizit është gjëja primare e jetës.

Ndërsa gratë e zakonshme, që nuk kanë nevojë të dalin para botës, por dëshirojnë që ta shohin vetën në pasqyre dhe të duken para burrave të vet sikur nuk kanë lindur fare, për sa kohë mund ta kthejnë trupin siç e kanë pasur?

Për disa femra, duhen rreth 3 muaj. Ndërsa, për nënat mund të marrë më shumë kohë.

Diçka të rëndësishme që duhet mos ta harroni: Sa më shumë që shtoni peshë gjatë shtatzënisë, aq më shumë kohë ju duhet që të ktheni peshën siç e keni pasur. Kështu që, mos e merrni shumë në konsideratë që duhet të hani për dy veta, trupi juaj nuk ka nevojë për kalori ekstra.

Ja disa shembuj qe mund t’i lexoni këtu, në lidhje me kthimin e trupit tuaj siç e keni pasur para se të mbetni shtatzënë:

Mos i pini kaloritë, përqendrohuni në ujë apo në lëngje me zero sheqer, hani proteina në çdo drekë ose darkë që porositni, mos hani asgjë pas darkës, shtrydhni frutat dhe krijoni lëngje prej tyre, ato ju bëjnë të humbni shumë kalori.

Thuhet se është tej mase e vështirë të përqendroheni në ushtrime, në palestër dhe në dieta, sepse jeni shumë e lodhur pasi keni lindur. Por, për t’u kthyer në xhinset tuaja të preferuara vetëm ndiqi këta shembuj më lart, sa më shumë që mundeni. Është e sigurt që do të filloni të bini ngadalë nga pesha.

Show More

Related Articles

Back to top button