VIP

Denoncohet Beyonce

Këngëtarja kishte parashikuar të nxirrte në treg një videolojë që do të quhej “Starpower: Beyonce”.

Gate Five LLC është emri i kompanisë që do të prodhonte lojën, por gjithçka u prish. Në qershor të vitit 2010 Beyonce pranoi projektin e parë të lojës, por në dhjetorin e kaluar filluan problemet.

Themeluesi i kompanisë, Greg Easley, shpjegoi për ‘New York Magazine’ se diva e muzikës ndërroi mendje dhe kërkoi më shumë para se sa ishte nënshkruar në kontratë. Në këtë mënyrë marrëveshja nuk u arrit dhe studioja nuk mundi të prodhojë lojën.

“U detyruam që të shkurtonim nga puna 70 persona nga refuzimi i Beyonce”, tha Easley.

Gate Five ka denoncuar të martën këngëtaren sepse mendon se veprimi i saj ishte i pajustifikuar. Kompania tashmë kërkon 71 milionë dollarë për humbjet që i janë shkaktuar nga moslançimi i kësaj videoloje, që sipas saj kishte një potencial shumë të madh komercial.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button