Nga policia e Ohrit për televizionin Sitell e konfirmuan rastin dhe thonë se Zijadin Sela ka paraqitur një ankesë deri tek policia e Strugës dhe se mbrëmë Leku është thirrur në një bisedë informative të cilit i është dhënë paralajmërim edhe me shkrim që mosmarrëveshjet e tilla t’i zgjidhë nëpërmjet institucioneve përkatëse. Nga komuna e Strugës sot pa asnjë koment në lidhje me rastin, thjesht thanë se kryetari gjendet në mbledhje në Shkup.
Para pak kohe kryetari i Strugës njoftoi se do të nis me pastrimin e ndërtimeve pa leje duke filluar nga Drini i Zi, si dhe pastrimin rreth plazheve duke theksuar se do t’ju jep afat të caktuar pronarëve që vet t’i largojnë ose ndryshe ai do të u’a rrëzojë me qëllim për t’i dhënë fund mafisë urbane e cila viteve të fundit ka qenë në rritje në Strugë.