Pas largimit nga Përfaqësuesja e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka shkruar një mesazh emocionues i cili ka përlotur të gjithë.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Ibrahimovic përcjell mirënjohjen për Kombëtaren e cila sipas tij i ka dhënë shumë për të përmbushur ëndrat e tij.
Ibrahimovic thotë se Suedia do të mbetet gjithmonë në zemër duke shprehur dashurinë e madhe për këtë Kombëtare.
Ky është mesazhi i plotë i Ibrahimovic:
“Lajm ardhur nga ‘Geto Rosengård’ që më parë nuk njihej por Suedia më dha mundësinë për të treguar talentin. Një falenmderim i madh shkon për të gjithë mbështetësit suedezë, pasi pa ata nuk do të isha në gjendje për të përmbushur ëndrrat e mia. Ti gjithmonë do jesh në zemrën blu dhe të verdhë. Të dua”, shkruan Ibrahimovic.