Zgjidhni nuancat e sofistikuara karamele dhe qelibar si Jessica Alba
Shtojini këto ngjyra flokëve tuaj natyralë dhe do të shihni si do të shkëlqejnë lëkurën dhe se si do të ndriçojnë sytë tuaj. Për flokët tuaj zgjidheni më ngjyrë bronzi.
Provoni nuancën e përpunuar si Vanessa Hudgens
Ngjyra e kësaj vere është shumë më e përpunuar se në sezonet e kaluara. Mendoni të keni funde flokësh pak të dallueshëm dhe gradualë, që duken të mrekullueshëm me flokë të çrregullt.
Provoni një nuancë bionde të hirtë intensive si Taylor Swift
Një këshillë: përdorni një maskë të mirë hidratuese flokësh për të bërë që nuancat e hirta të ruajnë freskinë e tyre.
Bëhuni shumë-dimensionale si Beyonce
Ngjyra e flokëve të Beyoncé-së është ashtu si edhe ajo vetë, e mrekullueshme! Ndiqni shembullin e Beyoncé-së dhe përzieni ngjyrën tuaj, mbivendosur nuanca të çelura dhe të errëta.
Bëni një nuancë të mrekullueshme bionde si Anna Sophia Robb
Nuk ka një kompliment më të bukur për valët e verës sesa një nuancë bionde e ngrohtë, mjaltë dhe flokë me onde.
Provoni një nuancë të kuqe vibruese si Karen Elson
Merrni modelin e flokëve nga kjo modele dhe këngëtare dhe bëjini flokët tuaj aksesorin tuaj top model të kësaj vere!
Scarlett Johansson – Shtoni pak ngjyrë më të hapur tek flokët përqark fytyrës suaj për një pamje më diellore ose bëni të kundërtën, duke shtuar një ngjyrë më të errët.
Emma Roberts – Mënyra më e thjeshtë për t’iu përshtatur modës: i bëni flokët të duken të natyrshëm, duke përdorur ngjyra me nuanca një deri në dy më të hapura se ngjyra juaj natyrale!
Kush thotë se duhet të qëndroni brenda dy nuancave të ngjyrës suaj natyrale? Këtë verë, bëni diçka ndryshe dhe provoni ngjyra që janë larg ngjyrës suaj natyrale, këshillon Living! Rita Ora ka kaluar nga brune në bionde.