www.Zemra.Org

Idro Seferi piloton dronin LIVE ne televizioni serb B92 (VIDEO)

imgEmisioni “24 minuta”, është emituar të dielën në mbrëmje në TVB92, kurse ka zgjuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanerisht pjesa që i është kushtuar ndeshjës Serbi-Shqipëri.

Njëra nga temat që është marrë autori i emisionit satirik, Zoran Kesiq, që ka zgjuar reagime të shumta ka qenë ndërprerja e ndeshjës Serbi-Shqipëri dhe ngjarjet që e kanë pasuar atë.
Në këtë emision ka qenë i ftuar gazetari kosovar i Top Channel, Idro Seferi (Idriz Seferi), derisa fraza “Twitter u kall” kësaj here ka dalë të jetë plotësisht e vërtetë. Me hashtagun #24minuta janë shfaqur shumë komente falenderues, raporton Indeksonline.

“Edhe mediat e huaja edhe ato tonat e kanë vërejtur atë që e kemi dashur, atë që serbi dhe shqiptari mund edhe të flasin edhe të bëjnë hajgare dhe të jenë miq”, ka thënë Zoran Kesiq.

Ai ka shtuar: “Në këtë situatë të elektrizuar që gjendemi, derisa edhe me tej thyhen furrat e pronarëve shqiptarë, kurse takimi i dy kryeministrave shtyhet, mendoj se ky shembull i vogël, por i bukur, tregon se është e mundshme të jesh normal”, ka thënë Kesiq.

E në anën tjetër, paraqitja e gazetarit nga Peja, Idro Seferi në këtë emision, është vlerësuar lartë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai ka marrë komente pozitive për atë që ka shfaqur në këtë emision, derisa ia ka dhuruar Kesiqit një bukë në fillim të emisionit si shënjë solidariteti me pronarët shqiptarë të furrave në Serbi.

Po ashtu Seferi në fund të emisionit është shfaqur me një telekomandë kinse të një “droni” në studoi, për të treguar se gjërat nuk janë ashtu siç duken.

SHIKOJENI VIDEON NGA MINUTA E 33

Exit mobile version