Ky çmim u ndahet personaliteteve të cilët i kanë kontribuuar industrisë së filmit, ndërsa aktorja veterane do ta marrë trofeun gjatë një ceremonie në CinemaCon në Las Vegas që do të mbahet këtë muaj.
“Michelle Pfeiffer është një nga femrat e vërteta lidere në industrinë e filmit”, ka thënë drejtori i CinemaCon, Mitch Neuhauser.