LajmeShqiperia

Ina Rama kalon natën në pub “Whiskey” në ish-Bllok

Këtë të premte prag fundjave, Ina Rama ka vendosur të qëndrojë më në fund jashtë vorbullës së punëve pa fund në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndaj ka vendosur të kalojë një natë ndryshe në një nga lokalet më trendy dhe më të preferuara për jetën e natës në ish-Bllok.

Për orë të tëra, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës, në shoqëri të ngushtë të disa shoqeve e kolegeve të punës, ka qëndruar në pub “Whiskey” që gjendet pranë “Metropolitan” në zemër të ish-Bllokut.

Me një sharm që thuajse gjithmonë e karakterizon, por edhe me thjeshtësinë e një gruaje të re dhe tërheqëse, Ina Rama ka kaluar orë të këndshme argëtuese duke shikuar kokteilet e pub-it të njohur.

Këtë natë, ashtu si thuajse të gjitha fundjavat, pub-i “Whiskey” ishte i mbushur plot e përplot me klientë dhe mes tyre, aty në fund, në një tavolinë të vogël pranë dritares, ka qëndruar Prokurorja e Republikës.

Nën ritmet e muzikës më të fundit shoqëruar me pamje në ekranë videoprojektori, Ina Rama ka kërcyer gjatë gjithë kohës në shoqërinë e shoqeve të saj.

Ndërsa jashtë lokalit, qëndronin të paktën tre badigardë pa llogaritur dhe disa të tjerë që vëzhgonin me kujdes por pa rënë shumë në sy, çdo lëvizje në pub “Whiskey”, sigurisht duke respektuar procedurën për të krijuar siguri optimale për Prokuroren e Republikës.

Kështu, të paktën për një natë të vetme, Ina Rama ka dashur të qëndrojë larg rrëmujës së përplasjeve politike, akuzave pa fund dhe çështjeve të pazgjidhura, të bëra “kapul” në Prokurorinë e Përgjithshme.

E sigurisht nëse fundjava mund të jetë e qetë për shkak se janë ditë pushimi zyrtar, e hëna do ta kthejë sërish në zyrën e kryeprokurores Ina Ramën, për t’u marrë me çështjet e nxehta që ende presin përgjigje, sidomos ajo e “21 janarit”…

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close