Edhe pse Kotevski ka refuzuar të tregojë identitetin dhe përkatësinë e tyre etnike, mësohet se bëhet fjalë për nxënës maqedonas, të cilët janë sulmuar nga një grup i të rinjve shqiptarë.
Ky ka qenë vetëm një nga incidentet që kanë pasuar në shenjë hakmarrje për shkak të incidentit që të mërkurën në mbrëmje ndodhi në lagjen “Kisella Vodë” ku mbi 20 huliganë maqedonas kanë sulmuar 15 nxënës shqiptare, prej të cilëve 5 përfunduan në spital.