Interesante
Indi, 99-vjeçari regjistrohet në universitet
Guwahati – “Nuk ka moshë kufi për të fituar dije”, deklaroi 99-vjeçari Bholaram Das, i cili u regjistrua në universitet 39 vjet pasi u pensionua si gjykatës.
Bholaram Das nga qyteti Guëahatit, në verilindje të Indisë, do të përgatisë një doktoraturë për rolin e luajtur nga fshati i tij i lindjes në përhapjen e një dege të posaçme të hinduizmit.
Das ka lindur më 16 tetor të vitit 1911. Ai ka pesë djem, një vajzë, 10 nipër dhe një stërnip.”Kam kaluar 99 vjet të mbushura plot, duke dhënë mësim, shijuar politikën me anëtarësimin në një parti të Kongresit në vitin 1945, përpara se të bëhesha avokat, më tej gjykatës dhe të dilja në pension në vitin 1971 ndërkohë që isha gjykatës”, deklaroi Das.
“Një student 99-vjeçar është me siguri një fakt i rrallë”, u shpreh zv/dekani i Universitetit të Guwahatit, Okhil Kumar Medhi.