Shendetesi

Infeksioni me kllamidia

Infeksioni me kllamidia është infeksion i cili nuk ka simptome të lehta apo fare nuk ka. Nëse ky infeksion nuk trajtohet mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të pelvikut (PID) dhe infertilitet.

Te disa femra shkakton sekret të shtuar, djegie gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut, temperaturë, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale si dhe gjakderdhje jo normale.

Te meshkujt, shkakton simptome të cystitit, sekret nga organi gjenital i mashkullit, djegie gjatë urinimit, skuqje si dhe ënjtje e testisëve, por mund të mos kenë fare simptome. Shkaktohet nga bakteri i quajtur Chlamydia trachomatis.

Bartja e infeksionit bëhet vetëm me rrugë seksuale. Ky infeksion bartet nga nëna e infektuar te foshnja gjatë lindjes vaginale. Bakteria chlamydia shkakton dy të tretat e infeksionit te pelviku (PID).

Diagnostikimi bëhet me marrjen e strishos nga cerviksi te meshkujt, nga retra, si dhe bëhet analizë të gjakut dhe urinës.

Trajtimi bëhet me antibiotikë sa me shpejt që bëhet diagnostikimi dhe duhet të trajtohen të dy partnerët.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button