LajmeMaqedonia

Insekte nëpër dhoma, mbeturina dhe rrëmujë, këto janë pamjet dramatike nga Spitali i Gostivarit ku shërohen fëmijët (VIDEO)

Reparti pediatrik në Spitalin e Gostivarit është në një gjendje të mjerueshme, këtë e dëshmojnë edhe pamjet dhe fotografitë e ardhura në redaksinë e Portalit tonë ku mund të shohim se mungojnë kushtet më elementare.

Qytetari i cili vizitoi ambientet e spitalit në Gostivar shprehu shqetësim të thellë për gjendjen me të cilën u ballafaqua, ai kërkoi që ky problem të publikohet dhe të informohet opinioni mbi situatën e rrëndë që ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Gostivarit.

Në pamjet e mëposhtme duket qartë niveli i papastërtisë, mbeturina të hedhura kudo, insekte, rrëmujë që të bëjnë të mendosh se këto ambiente mund të jenë gjithçka tjetër dhe vetëm repart pediatrik jo, por fatkeqësisht këto janë ambientet ku trajtohen përditë fëmijët e Gostivarit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button