Sulmuesi i Tottenhamit, Giovani dos Santos, është duke joshur vëmendjen e Interit, sipas agjentit të tij.
Meksikani 23-vjeçar është i pakënaqur në White Hart Lane dhe mund të detyrohet të largohet këtë verë, me agjentin e tij, Vicente Morales, që zbulon se Interi është i interesuar për të.
“Ne kemi disa opsione dhe kemi nevojë t’i peshojmë të gjitha. E vërtetë është se Gio gjithmonë ka dashur të luajë në La Liga ose Serie A, andaj këtë edhe synojmë”.
“Një shkëmbim me Julio Cesar? Shpesh gazetarët flasin pa e ditur të vërtetën, por kjo nuk është rast. Interi është një prej mundësive, nuk mund ta mohoj”, ka thënë ai për Calciomercato.