FutbollSport

Interi mbetet prapa

laz1Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 1-0 kundër Interit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.

Gjysma e parë e ndeshjes së zhvilluar në Stadio Olimpico nuk pati raste të vërteta shënimi, ndërsa pikë diskutimi ishte kërkim-penaltia e Kloses.

Në pjesën e dytë, mysafirët luajtën më mirë duke kërkuar golin e avantazhit, madje dy herë e goditën shtyllën, ndërkohë që vendasit ishin gjithnjë e më të rrezikshëm me kundërsulme.

Dhe ishin pikërisht Biancocelestët ata që realizuan. Pas disa tentativave, Miroslav Klose më në fund arriti të shënojë (82). Asistimi ishte i Stefano Maurit.

Kjo humbje lë Interin katër pikë prapa liderit Juventus që me fitore eventuale kundër Atalantas do të shmanget me shtatë pikë në krye të tabelës.

Ndërkohë, Lazio forcon pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Napolin që gjendet në vend të tretë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button