Teknologji

iPhone 5 dhe iPad Mini vijnë në datë të njëjtë

Siç ju kemi njoftuar javë më parë iPhone 5 dhe iPad Mini pritet të hyjnë në tregun amerikan në muajin e ardhshëm. Por, a do të vijnë në datë të njëjtë?

Datat po afrohen shpejt: Të mërkurën, më 12 shtator, Apple pritet të paraqes iPhone 5 si dhe një tablet plotësisht të ri në linjën e iPad, iPad Mini. Mund të ketë më shumë produkte të reja në këtë ngjarje. Është e mundur që kompania të shfaq edhe dy produkte tjera të reja si iPod Nano dhe Retina MacBook Pro.

Me sa duket kompania do t’i lidh këto pajisje duke lansuar softuerin e ri, iOs 6, që të përmirësoj përdorimin e iPhone, iPad dhe iPod. Është mjaft e sigurt të thuhet se kjo është data e saktë kur Apple do të paraqes inovacionet e saj softuerike dhe ato harduer pasi datat janë raportuar nga drejtori editorial i iMore, Rene Ritchie.

Por, pas kësaj ngjarje, kur mund të presim lansimin e këtyre produkteve? Disa burime thojnë që të dyja produktet, iPhone 5 dhe iPad Mini do të debutojnë në treg në po të njejtën datë.

Megjithatë, ky burim nuk duket mjaft i arsyeshëm.

Kemi parë shumë herë linjat shumë të gjata të njerzve kur kompania prezenton njërin nga këto dy produkte. Nëse Apple do të lansonte dy produktet në një ditë, atëherë, do të mund të ndodhte një katastrofë e vërtetë.

Mbetet të shihet se çfarë kanë ndër mend kësaj here, ‘pasardhësit’ e Steve Jobs!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button