iPhone 6 me kamerë 10 megapikselë?
Thuhet se iPhone 6-a do te ketë një kamera më të përmirësuar. Kompania po përqendrohet më shumë tek kamera dhe filtrat për sa i përket telefonit të ri.
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar disa thashetheme të mira për iPhone 6-ën. Ka pasur shumë, por e fundit na ka lënë me gojë hapur. Thuhet se iPhone 6-a do te ketë një kamera më të përmirësuar. Kompania po përqendrohet më shumë tek kamera dhe filtrat për sa i përket telefonit të ri.
Një faqe interneti kineze raporton se, kompanitë e prodhimit në Tajvan thonë se brezi i ardhshëm i iPhone-ve do të ketë kamera 10 megapikselë, me një hapje f/1.8. Gjithashtu dhe filtrat për të modifikuar fotot do të përmirësohen.
Kompania japoneze e prodhimit JSR do të krijojë një filtër të ri nga “rrëshira” e tejdukshme që po përdoret në kamerat dhe videot digjitale me sensorë CMOS. Ky filtër i bën fotografitë ose videot me ngjyrë më të hapur dhe më të holla se filtrat e IR-së. Ky filtër ka mundësi të pastrojë fotografitë, falë aftësisë së “rrëshirës” për të zvogëluar ndryshimin e ngjyrave, të fotografive me sensorë CMOS.
Raportet e mëparshme kanë treguar se Apple nuk do ta ndryshonte cilësinë e kamerës, do të ishte përsëri 8 megapikselë, siç është tek iPhone 5S-ja, por, duke qenë se rivalët po përmirësojnë teknologjinë e kamerave, do të ishte budallallëk që kompania të rrinte në vend dhe mos të bënte asnjë ndryshim.