Site icon www.Zemra.Org

Irina sërish josh me veshje të brendshme

Nuk ka shumë kohë që manekinia ruse, Irina Shayk, ka deklaruar se nuk do të zhvishej asnjëherë për “Playboy”, mirëpo fotografitë e saja me veshjet intime të “Intimissimo” janë shfaqur në tabloidin The Sun.

“Vitin e kaluar më kanë ofruar jashtëzakonisht shumë para që të fotografohem për Playboy dhe unë natyrisht që kam refuzuar. Unë kam stil”, ka thënë e dashura e Cristiano Ronaldos.

Ajo ka thënë se e di që supermodelet, si Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer, kanë pozuar për revistën e famshme për meshkuj, mirëpo, sipas saj, ato kanë qenë në fund të karrierës së tyre kur e kanë bërë atë.

Exit mobile version