BotaLajme

Ish kampioni zviceran ka therë shqiptarin

Katër vite pas veprës së kryer, rasti i skiatorit të njohur zviceran Mickael Deschenaux, do të fitojë epilogun përfundimtar. Më tepër se 3.500 faqe akuzë e rëndojnë fituesin e dyfishtë të «US Open në stil të lirë», i cili akuzohet se në dhjetor të vitit 2006, në Monthey, ka bërë tentativë vrasjeje të kosovarit Liridon Baftiu, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore. Në atë kohë, Liridoni ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa ai tashmë e ka humbur shikimin e drejtë me sy përgjithmonë. « Shpresoj se ky proces gjyqësor do të jetë i drejtë. I humba katër vite të jetës sime, ndërsa gjatë kësaj kohe kam pasur shumë pak momente të lumtura », deklaron Liridoni për të përditshmen zvicerane « Tribune de Geneve ». Për shkak të hendikepit të krijuar, ai është dashur të anulojë shkollimin për montues të ngrohjes, por me ndihmën e fondit invalidor zviceran, ai përsëri i është rrekur këtij profesioni. « Puna nuk është duke shkuar mirë, pasi kam frikë se do t’i lëndoj edhe më tepër sytë», vazhdon i brengosur Liridoni. Në akuzën e prokurorisë zvicerane, është përshkuar detajisht rasti i mbrëmjes së mallkuar të dimrit gjatë vitit 2006. Ishte ora 18.00. Mickael Deschenaux ka qenë duke drejtuar veturën e tij në qendër të qytetit. Bashkudhëtare e tij ishte Rachel J. Liridon Baftiu, me të cilin Deschenaux ishte rrahur dy muaj më parë, ka qenë duke kaluar rrugën. Skiatori e ndalë veturën me urdhër të së dashurës Rachel. E nevrikosur tej mase, ajo e pyet Liridonin se çka dëshiron nga i dashuri i saj. Në zënkë e sipër, skiatori nxjerrë pistoletën dhe gjuan dy herë në drejtim të shpinës së Liridonit, duke i shkaktuar plagë të rënda. Një muaj më vonë, shokët e Liridonit kishin tentuar të hakmerren ndaj Rachel.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button