LajmeShqiperiaVIDEO

“Ismail Qemali” del nga muzeu (VIDEO)

Dy objekte arti me domethënie të rëndësishme janë vendosur në dy zona të Tiranës. Shtatorja e themeluesit të pavarësisë Ismail Qemali dhe shqiponja dykrenare.

Shtatorja e Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odhise Paskali që prej shumë vitesh gjendej në Muzeun Historik Kombëtar, është vendosur në lulishten e Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kjo është hera e parë që një statujë e arkitetktit të pavarësisë vendoset në rrugët e kryeqytetit.

Të pranishëm për rastin ishin kryeministri Berisha, ministra të kabinetit, kryetarë të komunave nga të gjitha trevat shqipfolëse, kryebashkiaku Basha dhe pasardhës të familjes Vlora.

“Jam këtu dhe do t’i them Ismail Qemal Vlorës, 27 ditë t’u deshën të kaloje 7 shtete, fusha e male të egra, për të ardhur në vendin tënd. Një shekull t’u desh ty për të dalë në shesh për të të nderuar. Në këtë 100-vjetor duhet të përpiqemi ta lexojmë historinë tonë dhe ta mësojmë”, deklaroi Berisha.

Menjëherë më pas në sheshin Shqiponja është inauguruar monumenti i simbolit të kombit: Shqiponja Dykrenare. Vepra është 10 metra e lartë bashkë me bazamentin, ndërsa vetë shqiponja 6 metra e lartë dhe 6 e gjerë, e gjitha prej çeliku, realizuar nga Albi Çifligu.

Ekspozita me figurat kombëtare

Shumë prej figurave më të shquara të kombit, që nga koha e Skënderbeut, janë nderuar nëpërmjet një ekspozite e cila përmban fotografi, gravura e dokumente të përzgjedhura në disa prej arkivave më të rëndësishme në Evropë nga profesor-doktor Eqrem Zenelajt, gjatë një pune hulumtuese 17-vjeçare.

Ekspozita, e titulluar “Figurat Kombëtare në Veprat e Artistëve Evropianë”, ka çelur dyert në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në praninë e shumë personaliteteve të vendit.

Kryeministri Berisha, i pranishëm në ceremoni, ka vlerësuar ekspozitën duke e cilësuar atë si një galeri të krenarisë kombëtare. reth 210 portrete e dokumenta të tjera të pasqyruara janë përzgjedhur ndër 3.500 dokumentet e gjetura nga studiuesi nga Kosova.

Në to gjenden foto të Skëndërbeut në periudha të ndryshme të jetës së tij, të Papa Klementit, aktorit me famë botërore Aleksandër Moisiu, arkitekti i njohur Karl Gega, Ismail Qemalit dhe Nënë Terezës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button