BotaLajmeShqiperia

Itali, kapet shqiptari trafikant, që fshihej duke përdorur 7 emra

93106TREVIGLIO (ITALI) – Kishte vendosur që t’ia mbathte kapjes duke u fshehur në Treviglio, me një emër tjetër dhe dokumenta të tjera.

Por, pas katër muaj fshehjeje, personeli i komisariatit të Treviglio-s e ka gjurmuar dhe kapur falë gjurmëve dixhitale.

Ka përfunduar në pranga shqiptari A.B., 40 vjeç, i pastrehë, i cili rrezikohej të mos kapej, pasi përdorte 7 emra të ndryshëm.

Ai ishte i kërkuar në nivel kombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal italo-shqiptar, që merrej me importin dhe trafikun e kokainës, ku secili në brendësi të grupit kishte një rol të përkufizuar qartë, ku pika e lidhjes së “pemës së drogës” ishin dy vëllezër shqiptarë.

Në grup kishte që furnizonin me drogë Holandën, se kush e transportonte në Itali, kush e dërgonte në zonat operative dhe kush e shiste me pakicë.

Një makinë e vajosur mirë, që kishte bërë një xhiro mbi 10 milionë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button