FutbollSport

Itali, njësi hetimore për bastet sportive

Në Itali është ngritur një njësi e re hetimore për të shmangur kombinimet e lidhura me bastet sportive.

Task-forca do të mblidhet javën e ardhshme dhe në të do të bëjnë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, asaj të Ekonomisë dhe të botës së sportit.

Lajmi u dha personalisht nga ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, në përfundim të një takimi me krerët e federatës italiane të futbollit, FIGC.

Ngritja e njësisë së re vjen pas skandalit të fundit të basteve në futbollin italian, ku mes figurave të përfshira spikaste ajo e ish-lojtarit Beppe Signori.

Ndërkohë, shefi i antimafias, Piero Grasso konfirmoi në një intervistë për “L’Espresso” përfshirjen e organizatave mafioze në aktivitete të tilla.

Sipas Grasso, bastet sportive janë një mundësi e mirë për grupet kriminale për të pastruar paratë e pista, por edhe për të akumuluar pasuri.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button