LajmeMaqedonia

Ja çka shkruajnë mediet botërore për Maqedoninë

“Nuk ka paqe në Kumanovë. Të shtëna të reja edhe këtë mëngjes, ndërsa shteti ka shpallur dy ditë zie”. Këto janë artikujt e sotëm në mediet në rajon dhe në Evropë për zhvillimet në Maqedoni.
Mediet në Shqipëri, Kosovë e Serbi vazhdojnë të raportojnë se aksioni i policisë në Kumanovë vazhdoi edhe sot në mëngjes, dhe helikopterët dhe aeroplanët pa pilot, ende fluturonin mbi qiellin e Kumanovës dhe Shkupit.
“CNN” shkruante se tym dhe shpërthime, është pamja e Kumanovës në mëngjes. Nga “Reuters” thonë se destabilizimi i djeshëm i Maqedonisë ku u vranë disa policë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ngriti shqetësimin e Perëndimit në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë.
Maqedonia dhe konflikti janë tema kryesore edhe për “Franc Pressin” francez, i cili shkruan se Maqedonia është goditur nga një krizë e thellë politike. Agjencia kryesore spanjolle “EFE”, shkruan se në shkëmbim zjarrin mes një grupi të armatosur i cili, sipas policisë, ka hyrë nga një vend fqinj, la të paktën pesë policë të vrarë. “EFE” kujtonte edhe incidentin e mëparshëm në Gushincë, por deri tani nuk ka konfirmuar lidhje mes rasteve.
Agjencia e lajmeve “Asociated Press” duke raportuar për gjendjen në Kumanovë citonte deklaratën e ministres së brendshëm Jankullovska se “grupi terrorist ka hyrë në Maqedoni me synim shfrytëzimin e situatës aktuale politike për sulme kundër institucioneve të shtetit”.
Edhe kjo agjenci vlerësonte se përleshjet ndodhin në Maqedoni në një kohë kur ajo përballet me krizën e saj më të thellë politike që prej pavarësisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Kriza në Maqedoni është edhe në fokusin e informimit, edhe në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni. Ata shkruajnë se në Kumanovë dëgjohen shpërthime dhe të shtëna me armë, dhe se askush nuk tregon sa është bilanci i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi përleshjet vazhdojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button