KosovaKronika e ZezeLajmeMaqedonia

Ja emrat e te vrarrëve,nesër trupat dërgohen në Kosovë

Gjatë ditës së enjte, në Kosovë pritet të sillen trupat e nëntë shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë.

Siç mëson zeri.info, Ambasada e Kosovës në Shkup, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Instituti për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë duke i bërë përpjekjet që sa më shpejt të organizohet identifikimi i të vdekurve edhe në praninë e familjarëve dhe më pas kthimi i tyre në Kosovë.

Lejen për tërheqjen e trupave e ka dhënë Prokuroria në Shkup, e cila gjatë pasdites së sotme zyrtarisht i kanë njoftuar autoritetet kosovare se ka përfunduar autopsia e trupave të të vrarëve më 9 dhe 10 maj dhe se mund të bëhet tërheqja e trupave.

KUQEZI

Burime të gazetës kanë njoftuar se në Kosovë edhe zyrtarisht ka arritur lista me emrat e personave të vdekur në të cilin janë:

  • Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972,
  • Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977,
  • Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979,
  • Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985,
  • Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978,
  • Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975,
  • Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965,
  • Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983
  • Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971.
Show More

Related Articles

Back to top button