LajmeMaqedonia

Ja kush është shqiptari i arrestuar dje në aksionin anti-spiunazh në Shkup

spiunIxhet Abdiu është shqiptari i vetëm që u gjet në grupin 22 anëtarësh që dyshohet nga ana e Ministrisë së Brendshme për spiunim, mashtrim, nënçmim dhe lidhje kriminale.

Kjo ministri orëve të vona të mbrëmjes se diel dhe mëngjesin e të hënës ka finalizuar operacionin e koduar “Spiuni”, në kuadër të të cilit për dy vjet me radhë janë ndjekur dhe hetuar 22 shtetasit vendas, një pjesë e të cilëve kanë ushtruar detyra të larta në Ministrinë e Brendshme,

Drejtorinë e kundërzbulimit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Arkivin e shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare, grupi në të cilin kanë marrë pjesë edhe gazetarë ka arritur të sigurojë të dhëna konfidenciale, të cilat u janë shitur shërbimeve sekrete të vendeve fqinje.

Po ashtu, siç ka njoftuar Ministria e Brendshme, me të dhënat konfidenciale grupi ka nënçmuar biznesmenë vendas dhe emra të njohur të jetës publike, duke kërkuar prej tyre shumë të majme të hollash, për të mbajtur në sekret detajet e jetës private të këtyre individëve.

“Ekipet policore gjatë fazës së fundit të operacionit spiuni kanë arrestuar 17 persona, tre të tjerë janë duke u kërkuar, ndërsa dy të dyshuar tashmë janë duke vuajtur dënimet për vepra të tjera penale.

Të 22 personat do të përgjigjen për spiunim, lidhje kriminale, mashtrim dhe nënçmim, vepra këto që janë kryer me përdorimin ose keqpërdorimin e të dhënave konfidenciale.

Ky grup ndër të tjera ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të vendeve të huaja, të cilave u kanë dhënë të dhëna konfidenciale dhe sekrete shtetërore që i kanë siguruar nga institucionet në të cilat ka punuar një pjesë e grupit ose me ndihmën e kontakteve që i kanë pasur me ish politikanë të ndryshëm vendas.

Grupi me aktivitetet kundërligjore ka vënë në pikëpyetje sistemin shtetëror dhe sistemin e sigurisë”, tha Ivo Kotevski, gjatë një brifingu me mediat, në kuadër të të cilit janë dhënë informata sipërfaqësore lidhur me operacionin “Spiuni”.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka bërë me dije se mbrëmjen e të dielës dhe mëngjesin e të hënës janë kontrolluar shtëpitë e 17 personave të arrestuar, në të cilat mësohet të jenë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha dokumentesh, 27 laptopë dhe kompjuterë, dosje me të dhëna të klasifikuara, 32 telefona, USB të ndryshme, por edhe 16 armë zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare, duke funksionuar si një shërbim i dytë sekret, grupi përveç shitjes dhe shpërndarjes së të dhënave sekrete dhe sekreteve shtetërore për nevojat e shërbimeve inteligjente të vendeve fqinje ka kontrolluar edhe disa media dhe ueb faqe, me ndihmën e të cilave kanë nënçmuar biznesmenë vendas dhe individë të njohur, duke kërkuar prej tyre shumë të mëdha të hollash për të mbajtur në fshehtësi të dhënat e tyre private.

Midis të dyshuarve për katër veprat e rënda penale u gjetën dy punonjës të Agjencisë së zbulimit, 6 punonjës të Ministrisë së Brendshme, 4 prej të cilëve nuk janë më në detyrë, dy punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, një tjetër i Drejtorisë kundër krimit financiar, një punonjës i Arkivit të shtetit.

Të arrestuarit janë Marjan Maxhovski shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovskit. gjenerali Goran Stojkov, Vane Cvetanov ish njeriu i parë i Drejtorisë pr luftimin larjes së parasë, për të cilin është përdorur nofka “Maçoku”, regjisori Boris Damovski, eks punonjësi i shërbimit sekret Ace Dinevski dhe gazetari Zoran Bozhinovski, me nofkën “Lludi Millojko”, i cili për momentin gjendet në Serbi, ndërsa shqiptari i vetëm Ixhet Abdiu ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së zbulimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button