LifeStyle

Ja si do ta dini që dikush ju gënjen

E dëgjoni bashkëbiseduesin tuaj ngadalë, ia përcillni mikroshprehjet në fytyrë, mund të zbuloni nëse gënjen apo flet të vërtetën.

Hulumtimi i profesorit Paul Ekman (të cilin në serialin “Lie to me” e luan Tim Roth) është përpjekur të dekodojë emocionet përmes leximit të mikroshprehjeve të shpejta universale në fytyrat e njerëzve.

Huffington Post ka numëruar shtatë zona kyç në të cilat duheni të fokusoheni nëse dëshironi të lexoni emocionet e dikujt dhe në fund ta zbuloni gënjeshtrën.

1. Studioni mikroshprehjet e njerëzve. Mikroshprehjet lexohen lehtë, ndërsa uebfaqja e Ekman është e mbushur me interpretime që mund t’i përvetësoni për vetëm disa orë.

2. Gjuha e trupit është e rëndësishme. Kujdes të veçantë kushtojuni këmbëve. Joe Navaro, ish-detektiv i FBI-së, në librin e vet “What Every Body Knows” thotë se si gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve më së shpeshti kanë shikuar këmbët. Shputat e hapura nga jashtë mund të nënkuptojnë që personi dëshiron të shkojë, derisa këmbët që janë të lëshuara qetë sugjerojnë që personi dëshiron të qëndrojë.

3. Dëgjoni me kujdes. Ajo çka dhe si e thonë njerëzit shpesh nuk përputhet.

4. Hulumtoni, por besoni instinktin tuaj. Përshtypja juaj e parë para konkludimeve logjike është e çmueshme. Gjithmonë kini parasysh se si jeni ndier kur për herë të parë keni vëzhguar ndonjë situatë. Madje edhe nëse nuk pajtoheni me atë ndjenjë, kjo mund të jetë informatë e vlefshme.

5. Kërkoni mendim të dytë. Logjika është miku juaj. Shpeshherë, të zhytur në ndonjë situatë, nuk shohim faktet e dukshme, Kërkoni mendimin nga një person që nuk është i përfshirë në rast.

6. Caktoni kufijtë tuaj. Lojtarët e pokerit e dinë që kurrë nuk guxojnë të luajnë me energji të shpenzuar ose kur janë të lodhur. Njëlloj kështu, më së dobëti vëzhgoni kur jeni të lodhur. Dallojeni veten kur nuk keni më koncentrim dhe vendosni për të vazhduar në ndonjë kohë tjetër.

7. Jini të kthjellët dhe të koncentruar. Ushtroni rregullisht, ushqehuni si duhet dhe ruajeni memorien, fokusin dhe koncentrimin tuaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button