Interesante

Ja vendi ku puna në fshat paguhet 3100 euro në muaj

Të bësh punë fshati? Përse jo, duke parë se papunësia ka arritur kulmin e saj në shumë vende por kjo nuk vlen për një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Madje as kriza ekonomike si duket nuk vlen për në Zvicër, pasi duke bërë punët e zakonshme të një njeriu që jeton në fshat mund të fitosh deri në 3000 euro në muaj.

Agjencitë agrokulturore në Zvicër janë të gatshme të shtojnë personelin dhe njëkohësisht pranojnë të punësojnë edhe refugjatë nga vendet e tjera, raporton zemra.org.

Por pse fitohet kaq shumë? Sepse ekziston një rrogë minimale zyrtare, e përcaktuar me ligj, e cila është 2300 franga për muajin e parë dhe 3200 franga për të dytin, respektivisht në euro janë 2200 dhe 3100 euro.

svizzera-ces4-690x518

Kjo kërkesë pune vjen nga zona e Canton Ticiono, ku kostoja e jetesës është mjaftueshëm e lartë, por që me siguri çdo njeri, me pak kursim mund t’ia dalë më së miri.

Siç shprehet docenti i politikës për migracionin në universitetin Neuchatel Etienne Piguet, “në këtë sektor në Zvicër ka mangësi të mëdha punëtorësh, ndaj kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë punësimi”.

Show More

Related Articles

Back to top button