FutbollSport

Jakupi, start ëndrash si trajner, Shkupi dhe Drita fitojnë lehtësishtë

mensur_jakupiNjë fillim më të mirë nuk mund të kishte për Mensur Jakupin në pankinën e Vrapcishtit, duke debutuar me fitoren e pastër 6-0 si mysafir ndaj Borecit në Veles, të shtunën pasdite në javën e 23-të të kategorisë së dytë.

Golat e Abdulit, Hasan (3), Arifi e Zeqiri i kanë dhënë suksesit të Vrapcishtit që tashmë pozicionohet mjaftë mirë në ligën e dytë të futbollit vendor.

Ndërsa, fitore të sigurta kanë arritur edhe Shkupi e Drita e Bogovinës përballë Novacit, respektivisht 11 Oktomvrit. Cairasit fituan 3-0 me golat e Seferit, kurse dy herë shënoi Muharem Bajrami, ndërkohë bogovinasit në terren të vet shkatërruan 11 Oktomvrin 4-1 me tre golat e Betim Mustafit dhe një Amir Aliu nga penalltia. Barazim të papritur ka shënuar Zajazi, i cili nuk ia doli të fitoj në terren të vet tiverijën, duke luajtur pa gola 0-0.

Rezultatet e javës së 23-të në ligën e dytë
Skopje – Kozhufi                              3-0
Drita – 11 Oktomvri               4-1
Zajazi – Tiverija                      0-0
Boreci – Vrapcishti                 0-6
Shkupi – Novaci                     3-0
Teteksi – Sileksi                      1-0
Pobeda J.-Maxhari Sol.           1-0
Lokomotiva – Rrufeja-M.        (nuk luhet)

Show More

Related Articles

Back to top button