FutbollSport

Jakupi, talenti shqiptar nga fshati Forinë prezantohet te Karabukspor

Bedri Jakupi, mesfushori i talentuar nga fshati Forinë (Gostivar) ka bërë një hap të madh në karrierë. Ai nga dita e hënë është pjesë e skuadërs turke Karabukspor në Turqi, duke kaluar nga skuadra Juventus Zurich, shkruan gazeta “Lajm”.

jakupiLajmin e bën të ditur vet lojtari gjatë një bisede për “Lajm”, duke zbuluar detaje nga kontrata e re. “Të hënën është zyrtaizuar marrëveshja ime me Karabukspor. Kontrata është 2+1. Kam kaluar nga Juventus Zurich, ndërsa ky transferim është arritur me ndërmjetësim të agjentit tim, Alfred Bode”, ka deklaruar Jakupi, i cili gati një vit është pjesë e Juventus Zurich, duke u transferuar nga ekipi i dytë i Bursasporit.

Ndryshe, 20-vjecari Jakupi ka filluar të merret me futboll në vendlindjen e tij në Forinë të Gostivarit. Në moshën 8-vjecare kaloi në Teteks të Tetovës, ku ka kalaur të gjitha grupmoshat, për tu transferuar në Gostivar, për të cilët debutoi si 17 vjecar në elitën e futbollit vendor.

Pas Gostivarit ai me sukses i kaloi testet te ekipi i dytë i Bursasporit në Superligën turke, duke qëndruar tre muaj, ndërsa më pas erdhi kalimi te Juventus Zurich.

Para se të tranferohet te Karabukspor, ai vazhdimisht është ndjekur nga klubi turk, të cilët e angazhuan në radhët e tyre këtë futbollist premtues.

Show More

Related Articles

Back to top button