Interesante

Japoni, lë 96 mijë euro në wc publike

Një japonez la një çantë me 10 milionë jen (rreth 96 mijë euro) në një wc publike të Tokios me udhëzimet se si duheshin përdorur këto para në mënyrë që të ndihmoheshin viktimat e tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë marsin e kaluar.

Një zëdhënës i bashkisë së Tokios deklaroi për AFP se çanta plastike u gjet më 22 shtator në një banjo publike të Sakados, në rrethinat e Tokios.

Bashkia do t’ia japë paratë Kryqit të Kuq nëse pronari i tyre nuk i kërkon brenda tre muajsh.

Canta kishte brenda një shënim ku lexohej: “Jam i vetëm. Nuk kam asnjë të ardhme kështu që këto para le t’i shërbejnë banorëve të Tohokut.”

Tohoku është një nga rajonet më të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button