LajmeMaqedonia

Prostitucion në klube nate në Gostivar, kapen serbe dhe shqiptare

Policia e Maqedonisë ka arrestuar 3 shtetase nga Shqipëria dhe Serbia të cilët kanë punuar ilegalisht si “prostitute” në një lokal të natës në një fshat të Gostivarit.

TANCCC

Këta 3 nënshtetaset e huaja kishin ardhur fillimishtë në Maqedoni si turistë, pastaj janë angazhuar në klubin e natës “Toniks” në fshatin Cajle të Gostivarit.

Sipas zëdhënëist të policisë në Tetovë, Marjan Josifovski gjatë aksionit policor janë kapur 2 nënshtetase nga Shsqipëria dhe një vajzë nga Serbia. Të tre vajzat kanë qenë të moshës prej 29-35 vjece.

“ Të tre nënshtetaset e huaja e kanë keqpërdorur lejen e qëndrimit turistik në Maqedoni dhe kanë qenë të pa paraqitur. Ata kanë qëndruar në Gostivar dhe së bashku me pronarin e objektit personi S.E (44) nga Cajle janë arestuar nga policia e Gostivarit”, ka deklaruar zëdhënësi, Marjan Josifovski.

Ndryshe gjatë viteve të fundit në qytetet Gostivar dhe Tetovë shumë herë policia maqedonase ka arrestuar vajza të cilët punojnë ilegalisht në klubet e natës.

Show More

Related Articles

Back to top button